
...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shtyrje në korridor.
Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges.
Ngjarja ka kaluar në duart e efektivëve të Komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët po hetojnë ngjarjen. Nga ana e bluve të kryeqytetit ende nuk kemi një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.