... Nami.al

Zbardhet vendimi, Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga SPAK-u

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që urdhëroi SPAK-un të nisë hetimet për vrasjet e katër protestuesve në tubimin e 21 janarit të 2011-ës.

Ky vendim i vihet në dispozicion Prokurorisë dhe familjarëve të viktimave.

VENDIMI:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në konformitet me përcaktimet e neneve 291, pika 4 dhe 441, pika 1, shkronja “dh”, të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI:

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023.

Përshkrimi i imazhit