... Nami.al

Shkrumbohet lokali në Radhimë të Vlorës

Një lokal plazhi me strukturë druri është djegur gjatë orëve të natës në Radhimë të Vlorës.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se shkak ishte një shkëndijë elektrike.

“Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia.