... Nami.al

Ndizen gjakrat! Athina kërkesë Ramës: Beleri të lejohet të marrë detyrën në Parlamentin Europian

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasditen e së premtes në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë. “Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor-thotë njoftimi zyrtar publikuar në faqen e saj zyrtare.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë, Beleris, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburgu -përfundon deklarata.