
...
Malformacioni i nyjeve të gjakut në kokë është një patologji që çdo vit prek qindra të rinj dhe që shkakton hemorragji cerebrale dhe pasoja deri në vdekje nëse ndërhyrja nuk bëhet ne kohë.
Embolizimi ka qenë ndërhyrje që bëhej të reparti i Neurokirurgjisë në QSUT, që konsiston në ndërhyrje në tru përmes një aparaturë, teksa prej vitesh nuk kryhet në spitalin publik, pasi QSUT nuk ka kryer tendera për pajisjet që vënë në funksion pajisjen që kryen Embolizimin.
Skandali u denoncua nga gazetari Elkier Bushkolaj, i cili skanoi edhe dosjet e ish Ministrit të Shëndetësi, Ilir Beqaj.
Bushkolaj tha se manuali korrupsionit të Onkologjikut është në shumë reparte të QSUT, teksa u ndal konkretisht të çështja e Embolizimint, për të cilën QSUT nuk ka kryer as hetim administrative dhe as nuk ka hetim nga institucionet.
Elkier Bushkolaj: Vetëm një DSA, skaner kokë që provon nëse pacienti ka malformacion nyjesh gjaku në kokë kushton 3000 mijë dhe as këtë shërbim QSUT, nuk e ofron.