... Nami.al

Aktorja porno tregon si rrezikoi të vdiste, i plasi apendiciti pas më shumë se një orë xhirime

Aktorja e filmave për të rritur, Angela White, ka treguar një histori të pazakontë që i kishte ndodhur gjatë xhirimeve.

Ajo tha se “për pak ndërroi jetë” teksa zbuloi gjatë një “podcast”-i atë që i kishte ndodhur.

39-vjeçarja tha për “Pillow Talk” se dëgjoi që diçka i shpërtheu brend stomakut të saj, por nuk e kuptoi.

“Kisha mbi një orë që po xhiroja me një koleg. Në fund i thashë, unë po iki, kalofsh mirë”, rrëfeu ajo.

White tha se pas dy ditësh u rikthye në shtëpinë e saj në Australi.

“Aty më nisën dhimbjet e stomakut, shkova te doktori dhe më tha se kishte plasur apendiciti. Mund të ishte fatale nëse do e kisha neglizhuar edhe pak, mund të kisha vdekur”, tregoi ajo.

Ajo tha se pas trajtimit të menjëhershëm, mundi të rehabilitohej dhe u kthye sërish në set.