... Nami.al

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia e Tiranës.

Përshkrimi i imazhit