... Nami.al

Përndoqi dhe i përplasi makinën ish-të dashurës, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim për përndjekje të ish-të dashurës së tij. Ai ka goditur me makinë edhe automjetin që drejtonte ish-e dashura.

“Policia ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte”, njofton policia.

Po ashtu policia arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Përshkrimi i imazhit