
...
Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ishte i pranishëm këtë të mërkurë në homzhet e mbajtura në nder të shkrimtarit, ku rrëfeu dhe njëherë momentin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit.
Hudhri tha se u lajmërua nga familjarët dhe mbërriti në banesën e Kadaresë ku e gjeti të shtrirë në korridor.
Sipas tij më pas erdhi ambulanca e cila e transportoi në QSUT. Botuesi theksoi se në autoambulancë nuk kishte impainte që mund t’i vinin në ndihmë një personi që pëson arrest-kardiak.
Ai shtoi se edhe ambulanca e pati të vështirë të shkonte shpejt në spital për shkak të trafikut dhe shoferëve që nuk i hapnin rrugën.
“Ishte moment dramatik kur më lajmëruan që duhet të veja menjëherë se diçka kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në atë korridor, ku kishte qenë shumë herë dhe e shikoja gjithmonë në këmbë, të qeshur, solid dhe dukej sikur s’do ikte kurrë nga kjo botë. E morëm në ashensor, ishte në gjendje gati i ngrirë. Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit. Mezi kemi çarë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën. Derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera mund të shihje mobilizimin e madh të mjekëve rreth krevatit të tij çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte derisa heshti gjithçka.
Mu duk mua, se unë kam parë që ambulancat duhet të kenë impiante, mu duk sikur s’kishte. Ndoshta gaboj. Ai rreziku sot në Shqipëri, ty s’të hapin rrugën, është fatkeqësi. Unë e ndjeva ishim me një shofer që thonte kjo është e përditshme që nuk të hapin rrugën. Kjo është alarmante, nuk është vetëm për Kadarenë, por për secilin që ka një hall të tillë”, tha Hudhri.