... Nami.al

Kthesa e fortë e motit, çfarë ndodh pas ditëve super të nxehta

Moti i paqëndrueshëm do të kushtojë territorin e vendit tonë si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante. Më të theksuara në zonat verilindore dhe juglindore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në shtrirjen lindje – juglindje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 15°C minimalja deri në 35°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova
Përgjatë gjithë-24 orëshit, territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 14°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 14°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veri-verilindje të Europës me ndikim deri në qendër do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në gadishullin Skandinav si edhe Europën qendrore. Po ashtu, aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi Ballkan do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit Egje.