... Nami.al

Vràsja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 2021, 7 vite burg për Arbër Paplekajn

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me 7 vjet vjet burgim Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiastër Pjerin Xhuvani, i njohur si i fortë në Elbasan, me 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Dy ish zëvendes drejtorët e policisë Elbasan dhe efektivet e tjerë cilësohen të pafajshëm.

GJKKO kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg. Ndërsa Apeli e ka ulur në vetëm 7 vite. Gjykata e Apelit ka arsyetuar në dhënien e vendimit se vrasja e Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i RENEA-s është kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikike.

Arbrër Paplekaj vrau me një plumb mjekun psikiatër, Pjerin Xhuvani, i njohur si eksponent i PS në Elbasan. Ngjarja ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Arbër Paplekaj ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në shtabin elektoral të Elbasanit.

Përshkrimi i imazhit