... Nami.al

Ministria e Drejtësisë nis në Emiratet Arabe kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për Bamin janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Durim Bami është emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Një pjesë e madhe e aktiviteteve të tij kriminale u zbuluan falë zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “SKY ECC”.

Mesazhet që inkriminojnë atë në një sërë atentatesh, vrasje por edhe të mbetura në tentativë, kryesisht në hasmërinë me Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën, janë tashmë në fletët e dosjeve të “Metamorfozës”, një prej goditjeve më të mëdha kundër krimit të organizuar nga SPAK.

Ai ndodhet në Dubai, së bashku me vëllain e tij, Valter Bami, dhe më 10 qershor u ndaluan nga autoritetet arabe.