... Nami.al

Arrestohet koka e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdyli

Arrestohet koka e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdyli.

Mësohet se ai është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak.

Në momentin e arrestimit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e cila ishte pa leje.

Avdyli ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” dhe mbi të rëndojnë akuzat: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, ne dem te shtetasit Durim Bami, kryer ne formë të veçante
te bashkëpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukuruar kriminal” dhe “Pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal”, te parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal.

Përshkrimi i imazhit