... Nami.al

“Quhet vrasje”, mjeku në Angli për “Onkologjikun”: Këtu dënohesh me burg përjetë

Adrian Fandi, mjek i cili profesionin e tij e ushtron në Angli tha se në Europë nëse ndodh një rast si skandali te Onkologjiku, mjeku mund të rrezikojë dënimin me burg të përjetshëm.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, mjeku tha se se ajo që kanë bërë mjekët e onkologjikut të cilët nuk u kanë ofruar shërbim të sëmurëve me kancer, por i kanë drejtuar ata drejt privatit dhe u kanë shitur ilaçe të kimioterapisë, quhet një vrasje me paramendim.

“Unë kam punuar në Itali dhe tani në Angli por një gjë të tillë nuk ma kanë dëgjuar veshët. Të dëgjosh raste të ngjashme është e paimagjinueshme se ka të bëjë me etikën mjekësore. Të vjellësh ilaçe është një krim, të vjedhësh ilaçe pacientit që ka nevojë e ti rrezikosh jetën atij, e t’ia shesësh atij prapë privatisht, kjo është vrasje me paramendim. Unë nëse e bëj një gjë të tillë, në vende të Europës apo në perëndim, dënohem me burgim të përjetshme. Kjo ka ndodhur në Angli, kur kanë rrezikuar apo kanë vrarë pacientin me vrasje, quhet vrasje me paramendim, e ti dënohesh për këtë”,-tha mjeku.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku
Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.
“Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Përshkrimi i imazhit