... Nami.al

Publikohen rezultatet e censit 2023, drejtoresha e INSTAT: Numri i popullsisë, 2.4 milionë banorë

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka prezantuar rezultatet e censit, të vitit 2023. Dhuli tha se censi u arrit të realizohet pas disa sfidave që vendi kaloi.

Një element i rëndësishë e që pritej me mjaft interes ishte numri i popullsisë në territorin shqiptar. Kështu, në bazë të të dhënave në Shqipëri rezultojnë 2.412.113 banorë.

Për të bërë një krahasim me censusin e vitit 2011, mund të themi se popullsia e vendit ka rënë me 409,831 banorë ose afro 17%.

“Censi i vitit 2023 solli shumë inovacione, me një sistem për monitorim në kohë të cilësisë të dhënave…Partnerët tanë përmes mbështetjes, bënë të mundur që ky proces të zhvillohej me të gjitha standardet. Komisionet e censit në nivel bashkie lehtësuan procesin duke ndihmuar në ekzekutimin e fazave të ndryshme të këtij zinxhiri aktivitetesh. Janë 2, 412, 113 banorë, të cilët përbejnë 755 950 familje me madhësi mestarë 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë, 1,082,529 banesa të zakonshme”, tha Dhuli.

Përshkrimi i imazhit