... Nami.al

Përgjimi audio për të cilin Artan Lame u thirr në SPAK

Mesditën e kësaj të mërkure, ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame u paraqit në SPAK. Ai është thirrur për t’u pyetur mbi një dosje që ka në bazë të saj premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në një material audio që gazetari Artan Hoxha publikoi në faqen e tij në facebook kuptohet se si u përdor procesi i legalizimeve për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Në audion (e plotë më poshtë) që Hoxha ka nxjerrë, kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, dëgjohet se si udhëzon punonjësit e tij të mbajnë peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtojnë PS në zgjedhje. Ndonëse këto ndërtime nuk do të legalizohen, Lame porosit që kjo të mos u thuhet qytetarëve të interesuar pasi mund të kalojnë me kundërshtarët në zgjedhje.

Më poshtë materiali i plotë i publikuar nga Artan Hoxha:

Lojtës Videosh

Përshkrimi i imazhit