... Nami.al

FOTO/ E pazakontë! Reshjet e breshërit zbardhin Ersekën, dëme në pemët frutore

Këtë pasdite Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit.

Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan.

Breshëri siç raportojnë banorët zgjati deri në 20 minuta dhe po sipas tyre mendohet të ketë bërë dëme në drufrutorë.

Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren për të evidentuar dëmet.

Përshkrimi i imazhit