
...
24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e Euro 2024 për kombëtaren kuqezi, ajo përballë Spanjës që do të mbahet në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.
Në konferencën për shtyp bashkë me kapitenin kuqezi, Berat Gjimshiti, trajneri Silvinjo theksoi se ndeshja e nesërme është e nivelit më të lartë dhe futbollistët e Kombëtares do bëjnë më të mirën për të marrë një fitore me Spanjën.
“Siç kam thënë më parë, në jetën time nuk kam parë një trajner që futet për barazim. Një trajner futet në fushë për të fituar, paçka se çfarë ekipi ke dhe çfarë kundërshtari ke përballë. Na duhet të fitojmë për të kaluar. Kemi shanse të kalojmë edhe me barazime, por do shohim sesi do jemi në 10-15 minutat e fundit”, u shpreh Silvinjo kur u pyet nëse kuqezinjtë futen në fushë për një barazim.