
...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas. Si pasojë ka humbur jetën 16-vjeçari Alban Hasrama. Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit fatal. Ndërkohë një 20-vjeçar me iniciale E.K, është duke marrë ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, i riu Alban Hasrama ka qenë paragjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari E.K. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.