... Nami.al

“Babai, vëllai e i fejuari e rrahën se nuk pranoi të…”! Ngjarje tronditëse në Vlorë, dhunohet e reja

Një e re nga Vlora ka përfunduar në spital pas dhunës barbare nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. 29-vjeçarja ka refuzuar të bashkëjetonte me partnerin, për shkak se familja e kishte fejuar pa miratimin e saj.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Korrenspondentja e Euronews Albania nga Vlora, Greta Hasa, tha se ishin fqinjët ata që kishin lajmëruar dhunën barbare ndaj 29-vjeçares, e cila refuzonte bashkëjetesën me personin që babai e fejoi pa dëshirë.

“Konflikti ka ndodhur për çështje familjare, pasi babai i 29-vjeçares kishte lidhur kontakte me familjen e 34-vjeçarit dhe e kishte fejuar vajzën e tij pa dëshirën e saj. Në momentin kur kishte ardhur çasti kur këta dy persona do bashkëjetonin, vajza kishte refuzuar. Në këtë moment kishte nisur konflikti në banesën ku vajza jetonte me prindërit dhe të re e kanë dhunuar. Kur janë dëgjuar të qara dhe të bërtitura nga banorët e tjerë të lagjes, këta të fundit kanë lajmëruar policinë, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Aty policia ka vërejtur shenja në trupin e 29-vjeçares, e cila ishte në gjendje të rënduar psikologjike. E reja u dërgua për marrjen e kujdesit mjekësor në spital, ndërkohë që babai, vëllai dhe i fejuari u arrestuan nga policia”, tha Hasa.

Si pasojë e dhunës 29-vjeçarja u transportua drejt spitalit të Vlorës e cila është nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu kanë vën në pranga babin e saj, Astrit Barjamin, vëllain Erlind Barjami dhe të fejuarin Armandi Janka.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak.