
...
Ndërsa Parisi përgatitet të mirëpresë atletë nga e gjithë bota për Lojërat Olimpike Verore, valët e fundit të të nxehtit në Evropë po ngjallin frikë.
Temperaturat më të larta të regjistruara në Lojërat Olimpike ishin 34°C dhe shkaktuan vështirësi tek konkurruesit.
Sipas një raporti të fundit të botuar në revistën “The Lancet”, popullsia e Parisit është më e ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes nga valët e të nxehtit në të gjitha kryeqytetet evropiane.
Në vitin 2003, në korrik dhe gusht – periudha gjatë së cilës do të zhvillohen Lojërat Olimpike të Parisit – një valë rekord e të nxehtit shkaktoi një vdekshmëri të tepërt prej më shumë se 14,000 njerëzve në Francë .
Në Evropë, valët e të nxehtit goditën më herët se kurrë këtë vit, me Greqinë, Qipron, Turqinë dhe Italinë tashmë të goditur nga nxehtësia ekstreme. Disa rajone regjistrojnë temperatura 10°C më të larta se mesatarja sezonale.