... Nami.al

E turpshme! Roberto Baggio rrihet dhe grabitet: mbahet peng nën terror për 40 minuta, me gjithë familjen

Momente terrori të vërtetë ka përjetuar Roberto Baggio dhe familja e tij mbrëmë, teksa Italia ishte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës. Siç raporton Corriere del Veneto, makthi për ish-numrin 10 dhe familjen e tij nisi rreth orës 22:00, kur të paktën pesë persona, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e familjes në Altavilla Vicenza.

Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me dorezën e armës dhe pësoi një plagë të thellë. Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa kriminelët plaçkitën vilën dhe vodhën ora, bizhuteri dhe para.

Kur ish-fituesi i Topit të Artë kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri policinë. Forcat e rendit, përveç dëshmive të Roberto Baggio dhe familjes së tij, sekuestroi të gjitha pamjet e vëzhgimit me video. Më pas ish-futbollisti u dërgua në spital për t’u mjekuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët shpëtuan vetëm me një frikë të fortë.