
...
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden ka shpallur një gjendje të fatkeqësisë së madhe për shkak të zjarreve në pyjet në shtetin jugor të SHBA-së të Nju Meksikos, të cilat kanë vrarë të paktën dy persona dhe kanë shkatërruar rreth 500 shtëpi, tha sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Shpallja lejon mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme federale nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave për komunitetet e prekura, tha zyrtari, raportoi Reuters.
Të paktën dy persona kanë vdekur nga zjarret në jug të Nju Meksikës, të cilat kanë shkatërruar më shumë se 1400 shtëpi dhe struktura të tjera.
Për shkak të fatkeqësisë natyrore, rreth 8,000 banorë u evakuuan nga vendpushimi turistik malor Ruidozo.
Mbetjet e paidentifikuara skeletore të një personi u gjetën në sediljen e shoferit të një makine të djegur, njoftoi policia e New Mexico. Viktima e dytë është identifikuar si 60-vjeçari Patrick Pearson.
Zjarre më të vogla po digjen rreth 220 kilometra në jug të Albuquerque, kryeqyteti i këtij shteti federal, thuhet në deklaratën e policisë.