... Nami.al

VIP-at që ishin në stadiumin e Hamburgut për Shqipëri – Kroaci

Në atë barazim historik të Shqipërisë me Kroacinë në Hamburg nuk munguan as emra të njohur të ekranin në stadium.

Përveç Presidentit të Republikës Bajram Begaj dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla, prezentë ishin edhe emra të njohur të televizionit.

Në rrjetet sociale u panë foto të gazetareve Hygerta Sako dhe Eva Murati, moderatores Luana Vjollca apo modeles Juliana Nura.

Në stadium ishte edhe Tati Mendez, vajza e trajnerit Sylvinho që nuk i mbajti dot lotët për shkak të emocioneve. Më poshtë disa foto të postuara në rrjetet sociale.