... Nami.al

“Nuk mund të luani me Greqinë”- Mitsotakis parlajmëron Maqedoninë e Veriut për emrin

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se Greqia do të bllokojë proceset integruese në NATO dhe BE nëse nuk do të respektohet marrëveshja për ndryshimin e wmrir.

Deklaratat Mitsotakis i bëri gjatë një interviste për mediat vendase, ku paralajmëroi zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut, që do t’i referohen vendit me emrin Maqedoni e Veriut dhe jo “Maqedoni”, pasi do të përballen me pasoja.

Ndër të tjera, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përmendi Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në një intervistë për Real FM 97.8.

Siç theksoi ai, situata nuk mund të vijojë kështu duke mos-respektuar marrëveshjen e emrit dhe parlajmëroi se do ta ngrejë këtë çështje dhe në Samitin e NATO-s në New York.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do ta gjejë veten në një pozitë të pakëndshme nëse këmbëngul në këtë retorikë”, vijoi Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe çështjeve të marrëdhënieve greko-turke , duke theksuar se klima e mirë e bashkëpunimit që ekziston është një hap pozitiv, edhe pse, siç tha ai, “thelbi i politikës turke nuk ndryshon në një ditë”.

Përshkrimi i imazhit