... Nami.al

Provimi i 3 i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testohen sot në lëndën e Matematikës

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimit. matuKëtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.