... Nami.al

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Kukësit

Një trup i pajetë i gjinisë femër është gjetur i mbytur në ujërat e liqenit të Kukësit. Sipas informacioneve të para, viktima është rreth të 30-tave dhe është ende e pa identifikuar, ndërsa është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

Përshkrimi i imazhit