
...
Anglia ka fituar ndeshjen e parë të “EURO 2024” duke mposhtur me rezultatin 1-0 Serbinë në Gelsenkirchen.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Gareth Southgate, të cilët kaluan në avantazh me Jude Bellingham në minutën e 13’.
Gjithsesi gjërat nuk u bënë aspak të lehta për “Tre Luanët”, teksa ekipi serb provoi shpesh të barazonte.
Loja ishte e luftuar në të dyja kampet, por në fund rezultati ngeli i pandryshuar, me Anglinë që merr kështu kreun e Grupit C me tre pikë.