
...
Italia ka kaluar në avantazh në sfidën kundër Kombëtares shqiptare me Bastonin në minutën 11 dhe Barellën në minutën e 16-të.
Kombëtarja shqiptare ka shënuar gol që në 23 sekondat e para të ndeshjes kundër Italisë, për Euro 2024.
Ka qenë Bajrami ai që shkatërroi rrjetën e ekipit kundërshtar që në sekondat e para të sfidës.
Por duket se gëzimi nuk zgjati, pasi Italia shënoi shpejt golin e barazimit dhe më pas atë të avantazhit.
Kombëtarja shqiptare mbështetet nga mijëra tifozë në Dortmund, që e kanë mbushur stadiumin me ngjyrat kuqezi.ortmund, që e kanë mbushur stadiumin me ngjyrat kuqezi.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja.
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa.