
...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh deputeti i Parlamentit Evropian në Greqi, në një kohë kur ndodhet në burg në Shqipëri për blerje votash.
Sipas mediave greke, Mitsotakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren. Nesër pritet që Mitsotakis të zhvillojë një takim në orën 10:00 me eurodeputetët e rinj të Demokracisë së Re, në Megaros Maximos.
Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis.
Madje duket se fushata e madhe e bërë në favor të Belerit, i cili u mbështet hapur duke u veçuar nga të tjerët, në çdo takim elektoral të Mitsotakis, duket se i “hëngri” votat dhe la jashtë Parlamentit Europian, himariotin tjetër, kampionin e botës në shtangë, Pirro Dhimën.