Sot protesta e radhës para bashkisë, policia publikon planin e masave

Ditën e sotme do të mbahet protesta e 11 ve thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para bashkisë së Tiranës. Lidhur me këtë policia ka publikuar edhe planin e masave. Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Policia iu ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.

Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.