
...
Ka përfunduar pas rreth dy orësh protesta para bashkisë së Tiranës.
Protesta e radhës do të mbahet ditën e mërkurë në orën 11:00, për shkak se të hënën besimtarët myslimanë festojnë “Kurban Bajramin”.
Ashtu si protestat e tjera edhe tubimi i sotëm është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.
Këta të fundit përdorën edhe gaz lotsjellës për largimin e tyre. Si pasojë mbetën të dëmtuar disa nga përfaqësuesit e opozitës në protestë.