... Nami.al

I akuzuar nga Rai3 se ka biznese në Shqipëri, D’Alema filmohet duke zbritur në Tiranë

Në kulmin e vëmendjes për bizneset e tij në Tiranë, pas investigimit të emisionit REPORT të RAI 3, ish-kryeministri italian Massimo D’Alema ka ardhur sot në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al, D’Alema në aeroport është pritur nga makina, e cila shoqëron pasagjerët për tek dalja VIP.

Ai vetëm pak ditë më parë u akuzua nga RAI3 në reportazhin për Shqipërinë se ka krijuar një kompani lobimi në Tiranë. ‘Report’ ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D’Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri. Sipas ‘Report’ ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Massimo D’Alema nuk është këshilltar i tij, por një mentor, ndërsa theksoi se nuk ka folur kurrë për tregti me të.

“Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu! Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku”, tha Rama në Rai3.

Përshkrimi i imazhit