Aureli flet për historinë me Gabrielën: Më verboi zemrën! Unë po vazhdoj punën si shofer poste, kurse ajo…

Aureli, ish-konkurrenti i “Për’puthen” i ftuar në “Mos i bjer me top” në E Diell me Ronaldo Sharkën e ka pohuar dashurinë që ka ndjerë për Gabrielën gjatë emisionit dhe shprehet se ajo ia kishte verbuar zemrën.

Por tani jeta e tij ka ndryshuar sepse është dashuruar me një vajzë arabe dhe vazhdon punën e tij në Spanjë si shofer poste.

Ronaldo Shara: Gabriela gjatë rrugëtimit tënd ka qenë pikë e dobët. Pse ti dhe Gabriela nuk arritët kurrë të krijonit atë raport që publiku mezi po e priste?

Aureli: Sepse “për një grusht kashtë, e vrau samari mushkën”. Kishte dy pole kjo marrëdhënie që ishte synimi im për këtë marrëdhënie dhe synimi i vajzës për këtë marrëdhënie. Fundi pas shumë kohësh ja ku është, unë vazhdoj punën time si shofer poste në Spanjë, vajza ka kapur një vend pune në televizion dhe është shumë e qartë për publikun dhe për të gjithë se cila ka qenë synimi. Ndonjëherë ndjenja, dashuria, pëlqimi të verbojnë. Të verbojnë zemrën por jo sytë. Mos ta mohoj kot, e vërteta është e vërtetë, por jam shumë i lumtur këtu ku jam, për historinë që kalova se më mësoi shumë.