... Nami.al

Shifra marramendése! Nga Broja te Asllani e Gjimshiti, ja sa kushton kombëtarja shqiptare e “Euro 2024”

Trajneri Silvinjo ka zyrtarizuar listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në “EURO 2024”, duke bërë përzgjedhjen përfundimtare të 26 kuqezinjve për turneun. Një përzgjedhje e cila sipas ekspertëve të “Transfermarkt”, kalon vlerën 110 milionë eurove.

Duke përllogaritur vlerat e kartonit sipas këtij portali për secilin nga futbollistët kuqezi, vlera e 26 lojtarëve të Shqipërisë që janë grumbulluar për këtë turne është 111,6 milionë euro.

Më shumë se gjysmën e kësaj shume e mbulojnë katër emrat e parë në listë me Armando Brojën, i cili vlerësohet 22 milionë euro nga “Transfermarkt”. Jo shumë larg pas tij, me 18 milionë euro, vlerësohet Kristjan Asllani, ndërsa vendi i tretë i ka shkuar tashmë Ernest Muçit, i cili ka pësuar një rritje të rëndësishme duke u vlerësuar me 13 milionë euro. Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është në kuotën e 10 milionë eurove në vendin e katërt në këtë klasifikim, raporton PanoramaSport.

Sa u përket lojtarëve me vlerën më të ulët, Amir Abrashi është ai që kartoni i vlerësohet më pak, vetëm 200 mijë euro. Pak më sipër tij janë Gjasula dhe Aliji, vlera e kartonëve të të cilëve është aktualisht 400 mijë euro. Etrit Berisha me 500 mijë euro është futbollisti tjetër i kësaj liste që vlerësohet nën 1 milionë euro nga ekspertët e “Transfermarkt”.

Përshkrimi i imazhit