... Nami.al

Nga Bora Zemani te Diola Dosti me partnerin e saj biznesmen! Ku po i kalojnë pushimet personazhet e ekranit

Jemi në muajin qershor dhe tashmë sezoni veror është hapur. Të gjithë njerëzit po bëhen gati për pushimet verore, megjithëse disa nga ata i kanë nisur ditët e relaksit.

Të parët që nisin pushimet janë personazhet e njohura të ekranit shqiptar, ku disa kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë të nxehta jashtë vendi dhe të tjerë kanë preferuar jugun e Shqipërisë si destinacionin perfekt për pushimet e tyre.

Ish-banorja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi ka vendosur që ti kalojë në plazhin e Sardinias, Itali, shteti ku ajo së bashku me familjen e saj emigroi kur ishte në një moshë të vogël.

Modelja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagram, ku ka çmendur fansat me format e saj bombastike, teksa kishte veshur bikini.

Ndryshe nga Rike, aktorja Monika Lubonja po i shijon pushimet e saj në Shqipëri, në plazhin e Durrësit.

Çifti Diola Dosti dhe biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre të preferuar për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Turqia është shteti që Bora Zemani dhe partneri i saj, aktori Donald Veshaj po kalojnë pushimet së bashku me djalin e moderatores, Arbori.

Përshkrimi i imazhit