Mjeku Tritan Kalo humb bashkëshorten, mesazhi prekës: Lamtumirë gjysma ime më e mirë…!

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, një javë më parë, bashkëshortja e mjekut të njohur Tritan Kalo u nda nga jeta, ndërsa sot u përcoll për në banesën e fundit.

Në rrjetet e tij sociale, mjeku i ka dedikuar disa rreshta të ndjera për të, duke i bërë edhe disa premtime të dashurës së tij, Rozetës që tashmë nuk jeton më.

“Në shtëpinë tonë kurrë nuk do të mungojnë prania e roses/trëndafilave, luleve të tua të preferuara….. Lamtumirë gjysma ime më e mirë,”-shkruan Tritan Kalo.

POSTIMI I PLOTË:

8.06.2024….Dita më e trishtë në jetëshkrimin e Familjes Kalo Jr, që prej nisjes së këtij jetëshkrimi më 18.07.1985… Në orën 14:00 zhvillohet në McCALL GARDENS/SEQUOIA CENTRE ceremonia e dhënies së lamtumirës për bashkëshorten time dhe nënën e tre yjeve tona, ROZETA KALO…. Pas ceremonisë trupi i të ndjerës do të prehet përjetsisht në ROYAL OAK BURIAL PARK, shumë pranë vëllait tonë të ndjerë ARDIAN LEKA i cili prehet aty prej 20 vitesh….. E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam më 7.08.2023 ditëlindjen e 25 të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit…..Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin….Amaneti yt u vu në vënd…. Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numuri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”….. DO TË PËRJETËSOHESH në mëndjet dhe në zemrat tona e mira, e urta dhe buzëgazta ROZETA KALO…. Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre…. Në shtëpinë tonë KURRË nuk do të mungojnë prania e ROSES/TRËNDAFILAVE, luleve të tua të preferuara…..LAMTUMIRË GJYSMA IME MË E MIRË.