... Nami.al

Makina shërtheu në flakë gjatë furnizimit me karburant, babë e bir në spital

Një 35-vjeçar dhe babai i tij 72-vjeçar kanë pësuar djegie trupore pasi makina me të cilën udhëtonin është përfshirë nga flakët teksa po furnizohej me karburant.

Sipas informacioneve, Muharrem Orhan, 72 vjeç nga fshati Rëmbec i bashkisë së Maliqit për shkak të djegieve të shumta është dërguar me urgjencë drejt repartit të djegieve dhe plastikës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ndërkohë i biri Dorjan Orhan, 35 vjeç, sipas burimeve ndodhet pranë spitalit rajonal të Korçës ndodhen në reaminacionin e këtij spitali.

Burime thanë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se në momentin kur punojësit e karburantit e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës për të mos patur situatë më të rëndë në karburant, 72-vjeçari ka patur të vendosur rripin e sigurimit çka e ka patur të vështirë për të dalë në kohën e duhur nga mjeti i përfshirë nga flakët ndërkohë që djali i tij ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

Përshkrimi i imazhit