Luizi ndan me ndjekësit momentin e ëmbël me Lunën

Ditën e sotme, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video të ëmbël me vajzën e tij, Luna Mari.

E vogla është zgjuar nga gjumi me zërin e babit të saj, i cili po i këndonte në shtrat.

Në videon e postuar shihet se Kiara është ende në gjumë, ndërsa Luizi po këndon për vajzën e tyre.

“Siç flemë ashtu edhe zgjohemi”,– ka shkruar ai krahas videos me të voglën e tyre, duke treguar se Lunën e merr gjumi me këngët e tij.