... Nami.al

Astronauti i NASA-s vdes në moshën 90-vjeçare në një aksident avioni

Astronauti i Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të bëra në hapësirë, ka vdekur në një aksident avioni në moshën 90-vjeçare.

Zyrtarët thonë se një aeroplan i vogël me të cilin po fluturonte u rrëzua në det pranë shtetit të Uashingtonit.

Djali i Anders, Greg, konfirmoi se trupi i babait të tij u gjet të premten pasdite.

“Familja është e shkatërruar. Ai ishte një pilot i madh. Do të na mungojë”, thuhet në një deklaratë të familjes.

Anders, i cili ishte një pilot i modulit hënor në misionin Apollo 8, bëri fotografinë ikonike Earthrise, një nga imazhet më të paharrueshme dhe frymëzuese të Tokës nga hapësira.

E bërë në prag të Krishtlindjeve gjatë misionit të vitit 1968, fluturimi i parë hapësinor me ekuipazh që u largua nga Toka dhe arriti në Hënë, fotografia tregon planetin duke u ngritur mbi horizont nga sipërfaqja shterpë hënore. Anders më vonë e përshkroi atë si kontributin e tij më të rëndësishëm në programin hapësinor.

Përshkrimi i imazhit