... Nami.al

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe u rrëzua.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:15, në të gdhirë të ditës së sotme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Përshkrimi i imazhit