Ra në greminë në aksin Fushë Buall-Shushicë, ja kush është drejtuesi i mjetit që humbi jetën

56-vjeçari Nazmi Boja është drejtuesi i automjetit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në aksin Fushë Buall-Shushicë. Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë. Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit ku është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit.