... Nami.al

“Na kërcënoi ta ndihmonim”- Detaje nga vrasja në Dhërmi, dëshmia e të arrestuarve

Daniel Qose dhe David Larti, by bashkëpunëtoët e autorit të vrasjes në Dhërmi, i thanë policisë se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar. Ata kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, Geraldi dhe Eraldo kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë. Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes (6 qershor) Shehu është larguar për në Greqi përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Mësohet se autori ka ndjekur itenerarin nga Himara në Kuç, e më pas në Tepelenë, Delvinë, Sarandë dhe deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin. Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se autori Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31 vjecarit Erald Nevruzi. Sipas burimeve përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës. Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpuëntëorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furri i picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plasmas e kanë futur në mjetin tip audi A8 dhe është larguar nga hoteli. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, ndërkohë që autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej. Përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, në afërsi të fshatit Vuno, autori ka hedhur në afërsi të një guroreje në kanionin e Gjipesë trupin dhe është larguar drejt Sarandës.

Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicës. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qënë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Autori me dy bashkëpunëtorat e arrestuar kishin 5 vite që punojnë në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Ditën e nesërme është masa e arrestit për të tre personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Përshkrimi i imazhit