
...
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti.
Bëhet me dije se një mjet tip ‘BMW’ ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mësohet se pas aksidentit, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet.
Nga ana tjetër, nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.