... Nami.al

Vrasja në Dhërmi/ Sendet personale të viktimës u dogjën në furrën e picave

Sendet personale dhe rrobat e recepsionistit Eraldo Nevruzi, janë djegur në furrën e picave. Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi, Geraldo Shehu e ka qëlluar me disa plumba pistolete dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët, Daniel Qose dhe David Larti e kanë zhveshur trupin e pajetë, e kanë mbështjellë me plastmas dhe më pas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes dhe autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit.

Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet pak më parë në përroin e Gjipesë. Recepsionistja e hotelit, ku ndodhi ngjarja e rëndë në Himarë, me viktimë Eraldo Nevruzin, ka zbuluar disa detaje nga vrasja.

Ajo e përshkruan viktimën 31-vjeçarin si djalë të lëvizshëm, ndërsa tregon se kishte vetëm pesë ditë që kishte filluar punë, po ashtu si recepsionist.

Kur ka filluar të punojë Eraldo këtu?

Recepsionistja: Nuk ka shumë kohë, diku te pesë ditë

Si e njeh Eraldon?

Recepsionistja: Ishte tip i lëvizur, nuk më është dukur djalë i rregullt

Po Geraldin, dhëndrin e pronarit e njihje?

Recepsionistja: Nuk kam biseduar shumë me atë, më shumë me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit

Kur e le turnin dhe kush të ndërroi?

Recepsionistja: E lash në orën 22:30 më ndërroi Eraldo. Kisha për ta lënë në 20:00, por erdhi më herët

Ju flini këtu, keni dëgjuar gjë pas orës 11?

Recepsionistja: Jo, isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë, mami ishte duke fjetur unë po rrija në celular.

Çfarë kishit parë nga ata të dy, kishit parë konflikte?

Recepsionistja: Kjo është ajo që na çudit sepse nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët

Kur e morët vesh ngjarjen?

Recepsionistja Ngjarjen e mora vesh në orën 09:00, kur erdhi mami te dhoma.

Ku kishte ndodhur ngjarja?

Recepsionistja: Mesa thonë këta te pjesa e parkingut mbrapa, të pjesa e stafit

Policia ju mori në pyetje?

Recepsionistja: Dhamë aq informacion sa kishim. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si një i panjohur, si djalë i ri

Nga vinte?

Recepsionistja: Jo nuk tha gjë, erdhi këtu dhe tha që po kërkoj punë për barist, këta i thanë që do presësh, por po ashtu hajde puno në recepsion.

Geraldin e njihje?

Recepsionistja: Jo, është hera e parë që punoj këtu, nuk kam asnjë ankesë për pjesën e sigurisë

Përshkrimi i imazhit