...
Pas bllokimit të 7 turistëve në kanionet e Langaricës në Përmet, një tjetër ngjarje raportohet kësaj radhe në Gjirokastër.
Në fshatin Tërbuq, një shtetas nga Zvicra është aksidentuar teksa po hidhej me parashutë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Pasditen e djeshme, në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, shtetasi M. M., 59 vjeç, banues në Zvicër, është dëmtuar gjatë hedhjes me parashutë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.