Krimi në Dhërmi, gjendet trupi i recepsionistit, ja ku e kishte fshehur pronari i hotelit

Pas më shumë se 24 orëve, është gjetur trupi i viktimës Eraldo Nevrusi, i cili u vra nga Gerald Shehu.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë fshatit Vuno.

Kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit kanë vijuar që prej ditës së djeshme nga toka dhe me dron nga ajri.

Autori i vrasjes Gerald Shehu u arrestua në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për tu arratisur drejt Anglisë, aty ku jetonte.

Dy janë pistat në të cilat është përqëndruar policia. E para është ajo e një konflikti të çastit dhe e dyta është ajo e prishja të pazareve të drogës.

Policia ditën e djeshme shoqëroi në komisariat 29 persona, disa prej të cilëve kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por deri më tani nga autoritetet nuk është zbuluar vendi se ku ka ndodhur vrasja.