... Nami.al

Tragjike / Po mblidhte bagëtitë, bie nga lartësia dhe ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e quajtur “Nojë” në Krujë, pasi është rrëzuar nga lartësia.

Policia thotë se a i dyshohet të ketë rënë teksa po mblidhte bagëtitë. Trupi nuk është nxjerrë ende.

“Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Përshkrimi i imazhit