... Nami.al

TIMS “ikën” nga duart e Policisë, kërkohet me urgjencë mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare: E ka patur krimi!

Komisioni Hetimor për TIMS ka zhvilluar dje seancën e radhës për marrjen e dëshmive, nga funksionarët e lartë të shtetit të cilët kanë pasur lidhje me emërimet në radhët e Policisë së Shtetit dhe atyre që janë marrë zyrtarisht të pandehur për këto ndërhyrjet në të dhënat sensitive.

Për 12 orë më radhë, anëtarët e komisionit kanë marrë dëshmitë e ministrit Taulant Balla, i cili ka qenë i pari në radhë, më pas për rreth 6 orë është pyetur kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe në fund deri në orën 03.30 të mëngjesit të sotëm, datë 5 Qershor ka dhënë deklarimet e tij ish-drejtori Ervin Muça.

Ky i fundit, ish-drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit ndodhet aktualisht në “Arrest në shtëpi” për shkak të akuzës se ka vjedhur të dhënat e sistemit TIMS, por kishte kërkuar nga togat e zeza masë më të butë.

Nga deklarimet e dhëna nga tre dëshmitarët, kanë dalë në dritë fakte tronditëse që lidhen me sistemin TIMS, por jo vetëm.

Të gjitha të dhënat e Arkivës në Policinë e Shtetit rezultojnë se janë prekur nga persona që nuk kanë lidhje me këtë organizatë.

Nga dëshmia përpara anëtarëve të komisionit dhe nën betim, është pranuar se Sistemi TIMS për shumë kohë nuk ka qenë në duart e Policisë së Shtetit, por e personave të tjerë të paautorizuar dhe për qëllime kriminale.

Kryetari Ervin Salianji dhe anëtarët e Komisionit Hetimor, të opozitës dhe mazhorancës, janë shokuar nga këto deklarime dhe menjëherë kanë kërkuar të mblidhet me urgjencë Komisioni i Sigurisë Kombëtare.

Sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al nga burime të sigurta brenda komisionit, është kërkuar me urgjencë që Komisioni i Sigurisë Kombëtare të njihet me deklarimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të marrë masat e nevojshme për izolimin në kohë “të hemorragjisë” së Sistemit TIMS.

Kjo ndërhyrje e menjëhershme kërkohet për shkak se të dhënat e shqiptarëve dhe shtetasve të huaj që jetojnë aktualisht në vendin tonë, janë në duart e personave të paautorizuar, me qëllime kriminale.

Këto fakte dihen dhe nga selitë diplomatike në Tiranë, konkretisht Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila një vit më parë në pikun e vapës përvëluese të Gushtit 2023 dërgoi të ngarkuarin me punë H. Martin McDowell, në zyrën e Taulant Ballës, sapo ky i fundit ishte emëruar Ministër i Brendshëm.

Zyrtari i lartë amerikanë i shprehur ministrit shqetësimin e SHBA për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe kërkoi që autoritetet shqiptare të ndërmerrnin një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm. H. Martin McDowell kërkoi që ata do të sillnin ekspertët e tyre amerikanë në Shqipëri.

Përshkrimi i imazhit