
...
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi, kanë finalizuar më në fund divorcin pas disa vitesh ndarje.
Stresi gjatë ditës së sotme ka qenë në gjykatë dhe për të sqaruar zërat ka treguar se dyshja kanë firmosur fundin e martesës.
“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se çishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi.
Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’.
Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’,-u shpreh Stresi në emisionin ”Pardon My French”.